24/04/2024
14.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës ulet numri i lejeve të dhëna për ndërtim në Maqedoni

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, gjatë muajit nëntor të vitit 2022 janë dhënë 354 leje ndërtimi, që është për 12.8 për qind më pak se në muajin e njëjtë të vitit paraprak.

Sipas lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e paraparë e objekteve është 8 935 801 mijë denarë, që është për 6.7 për qind më pak krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak.

Nga numri i përgjithshëm i numrit të lejeve të dhëna për ndërtim, 156 (44.1 %) janë të dedikuara për objektet e ndërtimit të lartë, 119 (33.6 %) janë për objektet e ndërtimit të ulët dhe 79 (22.3 %) objektet për rikonstruim.

Nga gjithsej 354 objekte, te 176 (49.7 %) si investitorë na paraqiten persona fizik, ndërsa tek 178 (50.3 %) objekte si investitorë janë subjektet afariste.

Në periudhën raportuese është paraparë ndërtimi i 621 banesave, me një sipërfaqe të përgjithshme prej 53 383 m2.

Të fundit