09/09/2024
25.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Rasti në Onkologji, Filipçe: Dhënia dhe kontrolli i ilaçeve është punë e infermieres kryesore

Ish-ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dëshmoi para Komisionit Anketues në Kuvend për skandalin në Klinikën e Onkologjisë, përcjell TV21. Ai para deputetëve u shpreh se gjatë menaxhimit të tij me Ministrinë, nuk ka pasur lëshime në punën e Klinikës së Onkologjisë. Sa i përket mënyrës së dhënies së terapisë, thotë se nuk ka pasur njohuri.

“Dhënia, kontrollimi i ilaçeve është punë e menaxhmentit. Ministri nuk e di si jepen terapitë. Kjo është punë e motrës kryesore, gjithnjë kështu ka qenë. Mjeku Vasev konsideroj se është profesionist i shkëlqyer, gjithnjë është përpjekur të ndihmojë. Nëse ka dyshime në punën e tij, duhet të hetohet”, tha Filipçe.

Filipçe para deputetëve tha se nuk ka qenë i njohur me KATO-sistemin i cili me vite të tëra ka qenë jashtë funksionit në Onkologji.

Mënyrën e furnizimit të medikamenteve me revers e arsyeton se bëhet me qëllim që pacientët të mos mbetin pa ilaçe.

“Reversi është me qëllim që pacientët të mos mbesin pa ilaçe. Në janar keni 100 pacientë me një diagnozë. Në mars kanë ardhur njëzet të tjerë, e 100 të parët është dashur të pranojnë terapi gjatë tërë vitit. Për këtë është marrë me revers. Nuk e arsyetoj por nuk kanë çfarë të bëjnë. Do të ngelnin pacientët pa ilaçe. Duhet të ndryshojë sistemi”, deklaroi Filipçe.

Filipçe u shpreh i trishtuar nga ajo që ka ndodhur në Onkologji dhe pret zbardhje të plotë të rastit. Kërkoi të mos akuzohen të gjithë mjekët njësoj.

Të fundit