Të tjera lajme

RASTI TRAGJIK NË SHKUP: LSDM KËRKON DORËHEQJEN E TOSHKOVSKIT!

LSDM-ja ka kërkuar dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, Pançe Toshkovski, për shkak të asaj që e cilësojnë si dështime sistemike që nuk arritën të parandalojnë tragjedinë në lagjen Karposh të Shkupit, ku një grua 31-vjeçare dhe fëmija i saj gjashtëvjeçar ranë nga ballkoni.

JOVANKA TRENÇEVSKA – LSDM

“LSDM kërkon dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm Toshkovskit dhe një hetim i plotë që me emër dhe mbiemër do të përcaktojë përgjegjësinë e të gjithë zyrtarëve të MPB-së, qendrave për punë sociale dhe të gjitha institucioneve të tjera që kanë dështuar. Toshkovski të mos përpiqet ta zhvendosë përgjegjësinë tek të tjerët – përgjegjësia është te ai që e drejton sistemin. Problemi fillon nga maja. Të vetmin telegram që sot duhet ta dërgojë Toshkovski është dorëheqja e tij”

Nga ana tjetër, në reagimin e VMRO-DPMNE-së thuhet se është “e ulët dhe e pahijshme” deklarata e LSDM-ja kur është në opozitë, tragjeditë i shfrytëzon për të mbledhur pikë politike dhe jo për të treguar empati.

VMRO-DPMNE

“Rastet si ai i Martin Neshkovskit, rasti i Tamarës së vogël, “Lagja e Trimave” dhe “Liqeni I Smillkovës”, ku para se të vinte në pushtet me Zoran Zaevi dhe Venko Filipçe, LSDM premtonte drejtësi dhe zbardhje të së vërtetës, por pasi mori pushtetin, i harroi ato çështje.

Ndryshe, gjykata I përcaktoi paraburgim 48-orësh Stojançe Jovanovskit, bashkëshortja dhe bija e të cilit ndërruan jetë pas rënies nga ballkoni.

MPB-ja dje njoftoi se viteve të kaluara ndaj të dyshuarit ishin parashtruar 10 kallëzime penale për krim të dhunshëm, delikte pronësore dhe tregti me drogë dhge se ka qenë nën masa kujdesi. Hetohet edhe veprimi i policisë në këtë rast.

Të fundit