Deri më sot, gjithsej 632 shtetas të Maqedonisë së Veriut kanë kërkuar informacione për evakuim nga rajonet e prekura në Lindjen e Mesme. Interesimi më i madh është nga qytetarët që ndodhen në Abu Dabi, ku numri i tyre arrin rreth 447 persona.
Për ta po finalizohen detajet teknike dhe logjistike për kthim në atdhe me fluturime çarter.
Në Izrael, numri i shtetasve që kanë kërkuar ndihmë mbetet i pandryshuar.
Për një pjesë prej tyre – gjashtë persona – evakuimi tashmë ka përfunduar, pasi ata kanë vendosur të kthehen në Shkup me shpenzimet e tyre përmes fluturimeve komerciale.
Gjashtë persona të tjerë pritet që gjatë ditës të transportohen me rrugë tokësore nga Izraeli në Egjipt, ndërsa nesër të kthehen në vend me avionin qeveritar.
Ata do të vendosen në një lokacion të sigurt, në hotel me shpenzime të mbuluara nga shteti, dhe pritet që gjatë ditës së nesërme të nisen në mënyrë të sigurt drejt Shkupit me avionin qeveritar, informon Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.
Në Doha, numri i qytetarëve maqedonas që kanë kërkuar ndihmë është 136. Ndërkohë, përfaqësitë diplomatike-konsullore po përgatisin një plan të veçantë evakuimi edhe për qytetarët që ndodhen në Bahrein dhe Kuvajt.
Nga Ministria apelojnë që të gjithë shtetasit e Maqedonisë së Veriut që ndodhen në rajonet e prekura (Emiratet e Bashkuara Arabe, Katar, Bahrein dhe Kuvajt), nëse nuk e kanë bërë ende, të kontaktojnë menjëherë përfaqësinë përkatëse diplomatiko-konsullore ose numrin SOS të Ministrisë.
Mbrëmë një aeroplan I “Air Serbia” që ishte nisur nga Tel Avivi ateroi në Beograd. Në mesin e udhëtarëve kishte edhe qytetarë të Maqedonisë së Veriut.







