17/06/2024
23.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Regjim i përkohshëm i komunikacionit në rrugën “Aleksandar Urdarevski”

NP Rrugë dhe Rrugica Shkup ka njoftuar se për shkak të realizimit të aktiviteteve ndërtimore për asfaltimin e një korsie në rrugën “Aleksandar Urdarevski”, në komunën e Butelit, në shtrirjen nga udhëkryqi në vendbanimin “Kuçevishka bara” drejt qarkores do të ketë regjim të përkohshëm të komunikacionit.

Regjimi i përkohshëm do të shënohet me sinjalizim adekuat, ndërsa asfaltimi do të realizohet sot prej orës 08:00 deri në orën 15:00 në një drejtim dhe do të përfshijë vetëm një korsi komunikacioni.

NP Rrugë dhe Rrugica në Shkup u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të jenë të kujdesshëm dhe ta përshtatin shpejtësinë e tyre të lëvizjes sipas kushteve të rrugës.

Të fundit