24/06/2024
18 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kovaçevski: Gjuha maqedonase sot është pjesë e letërnjoftimit tonë në KB dhe është e inkoporuar në legjislacionin evropian

Në këtë ditë kur festojmë gjuhën maqedonase, u shpreh respektin e duhur të gjithë krijuesve të gjuhës letrare maqedonase, thekson kryeministri Dimitar Kovaçevski në urimin me rastin e Ditës së Gjuhës maqedonase – 5 maj.

“Mund të them me krenari se ne po përmbushim misionin dhe vizionin e të parëve tanë. Sot gjuha maqedonase është pjesë e letërnjoftimit tonë në Kombet e Bashkuara, ndërsa me nënshkrimin e Marrëveshjes me FRONTEKS është inkorporuar në legjislacionin evropian. Ne do të vazhdojmë të kujdesemi për gjuhën maqedonase sepse “përderisa e ruajmë dhe e ushqejmë gjuhën tonë maqedonase”, siç thotë i madhi ynë Blazhe Koneski, “do të mund të konsiderojmë se e kemi edhe atdheun. Si një shtëpi, si një vatër.” Gëzuar Ditën e Gjuhës Maqedonase, 5 Maj!, shkruan Kovaçevski në mesazhin e publikuar në profilin e tij në Fesjbuk.

Të fundit