03/03/2024
8.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Regjistrimi i nxënësve online, shfaqen problemet e para

Shfaqen problemet e para me regjistrimin online të nxënësve në shkollat e mesme. Mnistria e Arsimit mohon të ketë rënie të sistemit ndërsa thekson se është e gatshme për të ndihmuar çdo nxënës që nuk mund ta kryej regjistrimin.

Nuk mund ta regjistojë fëmijun e tij në shkollë të mesme, edhe pse ka mbushur të gjithë aplikimin online, kështu në redaksinë e Klanit u ankua një prindër. Ai thotë se për 30 minuta me rradhë ka tentuar të regjistrojë fëmijun e tij por nuk ka mundur.  Ministri i Arsimit Jeton Shaqiri thotë se sistemi i regjistrimit nuk ka problem, ndërsa apelon deri te prinderit dhe në qoftë se kanë probleme ta kontaktojnë ministrinë për ta zgjidhur problemin.

“Nëse ka shqetësime jam i hapur unë dhe i gjithë kabineti në këtë periudh kohore që të dalim në mbështetje për të gjithë që t’i anashkalojmë çdo mungesë që mund të jetë teknike. Sistemi nuk ka asnjë vështërsi. Mund të jetë mungesa e plotësimit të ndonjë paragrafi, mund të jetë çëshjtja e email-it, kemi nxënës të cilët kanë harruar passëordet, por MASH bënë rifreskimine këtyre kodeve” – deklaroi Jeton Shaqiri.

Ndryshe edhe pse nuk ka filluar zyrtarisht regjistrimi për nxënësit e shkollave të mesme, deri më tani janë regjistruar mbi 2 mijë maturant informojnë nga Ministria e Arsimit.  Lista preliminare e renditjes të nxënësve të regjistruar publikohet më datë 22 qershor në ueb faqen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, ndërsa dorëzimi i dokumentacionit të nevojshëm në shkolla bëhet më datë 22 dhe 23 qershor nga ora 12:00 deri  në ora 19:00. /KlanMacedonia/

Të fundit