04/05/2024
9.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Regjistrohen 141 raste me Kovid-19, dy të vdekur, 175 pacientë të shëruar

Në 24 orët e fundit janë bërë 1.848 testime, ndërsa janë regjistruar 141 raste të reja me Kovid-19 në: Shkup-48, Kumanovë-21, Dibër-2, Shtip-15, Prilep-1, Strugë-1, Manastir-7, Kavadar-9, Gostivar-4, Gjevgjeli-1, Strumicë-4, Koçan-4, Probishtip-2, Demir Hisar-1, Makedonski Brod-4, Berovë-1, Vinicë-7, Sveti Nikollë -3, Kërçovë-5, Negotinë-1. Kanë ndërruar jetë dy pacientë nga Shkupi (88 ) në kushte spitalore dhe një paciente nga Kërçova (80) në kushte jashtë spitalore.

Instituti i Shëndetit Publik sot regjistroi 175 pacientë të shëruar nga: Shkupi-37, Kumanova-27, Shtipi-56, Prilepi-3, Tetova-5, Manastiri-1, Kavadari-4, Gostivari-14, Gjevgjelia-5, Radovishi-2, Demir Hisari-1, Makedonski Brodi-1, Dellçeva-3, Sveti Nikolla-11, Kërçova-7, Resnja-1, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me kovid në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 12.357 numri i të shëruarve është 8.662, i të vdekurve është 532, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive në vend është 3.163. Sot janë evidentuar një test kontrollues. Sipas analizave të përfunduara epidemiologjike për momentin shpërndarja nëpër qytete është si në vijim:

Shkup 5.287, aktivë 1.067
• Kumanovë 1.214, aktivë 258
• Dibër 223, aktivë 124
• Shtip 1.017, aktivë 301
• Prilep 348, aktivë 33
• Tetovë 1.103, aktivë 168
• Strugë 494, aktivë 160
• Veles 238, aktivë 25
• Manastir 178, aktivë 77
• Ohër 303, aktivë 76
• Kavadar 143, aktivë 107
• Gostivar 610, aktivë 294
• Gjevgjeli 27, aktivë 11 (* 7 persona nga NJR Gjevgjeli janë banorë të Dojranit, 3 të Bogdancit)
• Strumicë 47, aktivë 31
• Kriva Pallankë 28, aktivë 14
• Radovish 36, aktivë 9
• Krushevë 16, aktivë 3
• Koçan 124, aktivë 32
• Probishtip 66, aktivë 20
• Demir Hisar 50, aktivë 31
• Makedonski Brod 61, aktivë 47
• Pehçevë 6,
• Berovë 11, aktivë 7
• Vallandovë 7, aktiv 1
• Vinicë 42, aktivë 38
• Dellçevë 6, aktivë 1 (* 4 persona nga NJR Dellçevë janë nga Makedonska Kamenica)
• Kratovë 15, aktivë 3
• Sveti Nikollë 253, aktivë 78
• Kërçovë 225, aktivë 125
• Resnjë 146, aktivë 10
• Negotinë 33, aktivë 12 (* 10 persona nga NJR Negotinë janë banorë të Demir Kapisë)

Nga testet e bëra 1.848 përmes: ISHP-792, QSHP Shkup-29, Avicena- 168, Biotek- 140, ASHAM- 131, Zhan Mitrev (Filipi i Dytë)- 260, Sistina me PCR metodë-221, Mjekësia ligjore-12, QSHP Manastir- 70, Klinika Infektive- 9, KGJO- 16. Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 120.950 testime të Kovid-19. Sot nuk ka testime në kuadër të skriningut.

Në Klinikën Infektive gjatë 24 orëve të fundit janë pranuar tetë pacientë të rinj. Gjithsej janë hospitalizuar 76 pacientë, nga të cilët në përkrahje të oksigjenit janë 27, ndërsa nuk ka pacient në ventilim mekanik.

Në spitalin në Kozle janë hospitalizuar 16 pacientë të moshuar pozitivë në Kovid-19 dhe pesë fëmijë pozitivë me virus.

Në SPQ “8 Shtatori” janë pranuar 11 pacientë të rinj. Gjithsej janë hospitalizuar 69 pacientë, nga të cilët në aparat respiratorë janë gjashtë pacientë.

Në spitalin në Manastir janë hospitalizuar 23, ndërsa në spitalin në Shtip janë hospitalizuar 45 pacientë. Në repartet infektive në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë, Prilep, Gostivar, Strumicë dhe Strugë janë hospitalizuar 133 pacientë – pozitivë dhe të dyshimtë me Kovid-19.

Raste aktive në komunat në Shkup sot (pas përfundimit të anketave epidemiologjike, mund të ketë ndryshim në shpërndarjen sipas komunave në Shkup)

Çair – 150
Aerodrom – 132
Butel – 65
Gazi Babë – 120
Qendër – 90
Karposh – 108
Saraj – 39
Kisella Vodë – 89
Gjorçe Petrov – 76
Studeniçan – 33
Shuto Orizarë – 85
Haraçinë – 20
Ilinden – 20
Petrovec – 8
Çuçer Sandevë – 9
Sopishtë – 11
Zelenikovë – 6
Të huaj– 3. ar/

Të fundit