09/09/2024
25.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Rikthehet i ftohti, nëpër male borë, por javën tjetër sërish diell

Nën ndikimin e valës së ajrit të ftohtë dhe të lagësht nga veriu, në orët e ardhshme temperaturat në Gadishullin Ballkanik do të zbresin në mënyrë drastike dhe për më shumë se 10 gradë, njofton meteorologu i njohur maqedonas Slavço Poposki.

E gjithë kjo do të pasohet nga një erë e fortë nga veriu, stuhi e fortë në Adriatik, e përcjellur me reshje shiu. Me ftohjen e motit priten edhe fjollat ​​e para të borës për këtë sezon në malet mbi 1600, 1700 lartësi mbidetare.

Kjo valë ka mbërritur në Maqedoninë e Veriut natën e së dielës, ashtu që ditën e hënë do të ketë erë të fortë nga veriu, reshje lokale shiu dhe ftohje të menjëhershme të motit.

Temperaturat nga sot do të zbresin për 8 deri në 10 gradë në krahasim me të mëparshmet, ndonjëherë edhe më shumë se 10 gradë. Nuk përjashtohet mundësia e rënies së disa fjollave të borës në majat më të larta malore në Maqedoni.

Java e ardhshme moti do të jetë i ndryshueshëm, me reshje të kohëpaskohshme shiu, sidomos të hënën në mëngjes dhe gjatë gjithë ditës të martën.

Mirëpo, nga mesi i javës së ardhshme do të rikthehet sërish moti dukshëm më i ngrohtë, pra do të kemi ditë edhe më të ngrohta, pavarësisht këtij ndryshimi të madh dhe të papritur të motit që po na vjen. (INA)

Të fundit