19/04/2024
4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ripërtërihen fluturimet prej destinacioneve evropiane deri në qytetin bullgar Varna

Kompania ajrore Vizer i ka ripërtërirë fluturimet deri te aeroportet në qytetin bullgar Varna nga Ajndoven (Holandë), Dortmundi (Gjermani) dhe Londra (Britania e Madhe). Të tre fluturimet janë planifikuar për sonte.

Me atë rast, Inspektorati Shëndetësor Rajonal urdhëroi që në kohën e aterrimit të të tre aeroplanëve, në ndërtesën e aeroportit të jenë prezentë inspektorë që do të matin temperaturën e trupit të udhëtarëve dhe do t’u japin atyre broshura me udhëzime dhe kushte për karantinën. Të gjithë udhëtarët që vijnë do të duhet të qëndrojnë në karantinë 14-ditore, pasi vijnë nga rajone që janë të rrezikshme për sa i përket përhapjes së Kovid-19.

Nesër pasdite pritet edhe një fluturim nga Memingen, Gjermani. sn/

Të fundit