29/09/2022
19.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Rita Ora rikthehet në The Voice of Australia

Këngëtarja shqiptare e njohur në mbarë botën, Rita Ora, do të rikthehet edhe një herë tjetër në skenën e madhe të The Voice of Australia.

Ora ka postuar disa fotografi në “Instagram”, duke njoftuar për rikthimin e saj në skenën e magjishme të The Voice, ku do të jetë pjesë e jurisë për edicionin e ri.

“Dhe ne jemi kthyer!! Shumë e emocionuar që jam në Australi në The voice of Australia Generations. Niveli i talentit këtu është i jashtëzakonshëm dhe mezi pres që ju ta shihni atë!!”, shkruan ajo.

The Voice of Austrlia me gjeneratat e reja, si trend i ri në këtë edicion do të shfaqet më 31 janar. /KultPlus.com

Të fundit