03/03/2024
11.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

RMV, nëna dyshohet se ka keqtrajtuar vajzën 4 vjeçe

Me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike filloi procesi hetimor ndaj një nëne të dyshuar për kryerjen e veprës penale në lidhje me keqtrajtuar e një foshnje. Prokuroria tashmë është në pritje të raportit nga Instituti për mjekësi ligjore, transmeton Portalb.mk.

“U miratua Urdhri për zbatimin e procedurës hetimore ndaj nënës së dyshuar për veprën penale – Neglizhencë dhe maltretim të fëmijës, bazuar në nenin 201, paragrafi 3 nga Kodi Penal”, njoftoi Prokuroria Themelore Publike.

Nëna dyshohet se nuk është kujdesur për vajzën, duke e lejuar që të bëhet lypsare. Përmes neglizhencës së tillë, ajo ka dëmtuar të drejtën e saj prindërore.

Prokuroria vlerësoi që në këtë mënyrë prindi ka ndikuar negativisht në zhvillimin, shëndetin dhe sigurinë e vajzës, duke kërkuar përkujdes më të madh nga Qendra për punë social për mbrojtjen e tre fëmije tjerë të familjes.

“Për shkak kësaj, ka shkaktuar dëme në shëndetin e fëmijës, ashtu që në gjendje të rëndë shëndetësore, fëmija më 17 janar të vitit 2024 ishte pranuar edhe në ISHP “Spitali i Përgjithshëm Strumicë”, për të vazhduar shërimin në Klinikën për sëmundje të fëmijëve në Shkup”, njoftoi Prokuroria.

 18 janar, Policia e Maqedonisë së Veriut ka raportuar për një rast ku një fëmijë katër vjeçar ishte pranuar nga autoritetet shëndetësore me plagë nga sulmet fizike. Mjekët e Kompleksit klinik “Nëna Terezë” në Shkup kishin konfirmuar se fëmija ishte sulmuar fizikisht. Autoritet policore kanë paralajmëruar kallëzim penal pas zbardhjes së rastit.

Të fundit