13/04/2024
19.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Spitali i Tetovës assesi të behet me ashensorë te rinj, procedura e tenderit sërish nga e para

Spitali i Tetovës assesi të pajiset me pesë ashensorët e rinj të shumë përfolur. Këto ashensorë nuk do të instalohen edhe për disa muaj, pasi Ministria e Shëndetësisë dje (2 shkurt 2024) ka hapur tender të ri, transmeton Portalb.mk.

Thirrja për ashensorët e rinj të Spitalit të Tetovës sipas shpalljes për prokurim publik do të zgjas deri më 4 mars 2024. Pas së cilës do të pasojnë edhe procedurat e tjera administrative.

Në muajin tetor 2023 u paralajmërua se pesë ashensorët në Spitalin e Tetovës do të instalohen para Vitit të Ri (2024), por kjo nuk ndodhi.

Shkak për këtë është se Komisioni i Prokurimeve publike rrëzoi procedurën paraprake për ashensorët e Spitalit të Tetovës, me çka procedura filloi nga e para pasi kishte ankesë kundër vendimit për ofertuesin e zgjedhur.

Ashensorët aktual në Spitalin e Tetovës janë të vjetër dhe vazhdimisht pësojnë defekte, shpesh duke qenë jashtë funksionit për periudha të gjata.

Pavarësisht nevojës së madhe për zgjidhjen afatgjate të së njëjtëve, pasi shpesh pacientët dhe kufomat barteshin me duar, autoritetet me vite nuk kanë gjetur zgjidhje, ata vetëm kanë premtuar ndërsa deri më sot nuk ka zgjidhje afatgjate. Portalb.mk vazhdimisht ka raportuar për këtë problematikë.

Të fundit