05/03/2024
12.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

RMV, për shkak të rreshjeve të borës janë mbyllur disa rrugë për autobusët, veturat obligohet të kenë pajisje dimërore

Për shkak të reshjeve të borës, ndalohet qarkullimi i mjeteve të rënda në rrugën nga Gostivari në Strazhë (Kërçovë) dhe nga Mavrova në Dibër, si dhe nuk lejohet qarkullimi i autobusëve në vendkalimet kufitare “Jazhincë”, “Qafë Thanë” dhe në Kodrën e Diellit, shkruan 360 Gradë.

Sipas informacioneve nga Sindikata e Automjeteve të Maqedonisë së Veriut (SAMV), prej orës 4 të mëngjesit sot, kanë ndaluar qarkullimin e automjeteve të rënda në rrugën Gostivar – Strazhë (Kërçovë) dhe Mavrovë – Dibër.

Në rrugën nga Tetova për në Kodrën e Diellit, nga ora 5 e mëngjesit sot është ndaluar qarkullimi i autobusëve, ndërsa për të gjitha automjetet e tjera është i detyrueshëm përdorimi i pajisjeve dimërore.

Për shkak të erës së fortë, SAMV-ja informon se ka reshje të mëdha bore në shtrirjen nga fshati Rogaçevë deri në pikën kufitare “Jazhincë” dhe nga ora 08:40 është ndaluar qarkullimi i autobusëve dhe automjeteve të rënda, ndërsa për automjetet  tjera janë të detyrueshme pajisjet dimërore.

Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) njoftojnë për shkak të reshjeve të borës nga ora 08:45, ndalohet qarkullimi i automjeteve të rënda nga Struga deri në vendkalimin kufitar “Qafë Thanë”.

“Rrugët e Maqedonisë” informon të bëhet kujdes në pjesë të caktuara rrugore që kalojnë nëpër gryka, ku mund të ketë rrëshqitje.

Ata apelojnë për vozitje të kujdesshme të automjeteve, respektim të shenjave të komunikacionit, si dhe përshtatje të shpejtësisë sipas kushteve të rrugës.

Ekipet kujdestare të NP “Rrugët e Maqedonisë” shtojnë se janë vazhdimisht në terren dhe kujdesen për të gjitha rrugët, ndërsa informacione më të detajuara, thonë nga ndërmarrja, qytetarët mund t’i marrin në numrin e telefonit 02 25 61 502.

Të fundit