17/06/2024
17.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

{video}Rrahje masive mes grave dhe burrave në një pishinë të Maqedonisë

Televizioni lokal Star ka publikuar pamjet e një përleshjeje në pishinën e qytetit në Shtip, e cila është pjesë e Aqua Parkut të sapondërtuar të hapur në qershor të dy viteve më parë. Në video shihet se grushtet dhe shkelmat ndahen mes meshkujve dhe më pas edhe tri femra e masin forcën me grushte dhe shkelma, pra dy gra rrahin njërën që është shtrirë në tokë. Përleshja zhvillohet në sy të fëmijëve, të cilët i shikojnë të rriturit të habitur teksa rrahin egërsisht dhe kapin flokët e njëri-tjetrit.

Përleshja u dënua nga qytetarët, të cilët e konsideruan atë tejet primitive dhe shumë pyetën se si mund të funksiononte pishina pa asnjë siguri, duke qenë se përleshja zgjati gjatë pa ndërhyrë askush.

Të fundit