Gjatë shkurtit, në periudhën, nga sistemi “Qytet i Sigurt”, në zonat e qyteteve dhe në korridoret ku janë vendosur kamerat, janë regjistruar gjithsej 19.066 kundërvajtje.
Sipas njw komunikate tw MPB-sw, nga numri i përgjithshëm i kundërvajtjeve të evidentuara, pjesa më e madhe i përket drejtimit të mjetit me shpejtësi mbi normën e lejuar – 18.172 raste.
Më pas renditen kalimet në semafor me sinjal të kuq – 220 kundërvajtje, si dhe drejtimi i mjetit me leje qarkullimi të skaduar – 674 raste.
Gjithashtu, janë shqiptuar gjithsej 653 masa “ndalim për drejtim mjeti”, prej të cilave 220 për kalim në semafor me të kuq dhe 433 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar.
Sipas javëve, numri më i madh i kundërvajtjeve është regjistruar në periudhën 02–08 shkurt – 4.991 raste, ndërsa numri më i vogël në periudhën 09–15 shkurt – 4.490 raste. Sipas ditëve, më së shumti kundërvajtje janë evidentuar më 28 shkurt, ndërsa më së paku më 11 shkurt – 377 raste. Gjatë muajit të kaluar, mesatarja ditore ka qenë 706 kundërvajtje.
Pjesa më e madhe e kundërvajtjeve janë regjistruar në territorin e qytetit të Shkupit – 12.073 ose 63,3% e numrit të përgjithshëm.
Një numër i konsiderueshëm është evidentuar edhe në akset rrugore përgjatë Korridoreve 8 dhe 10 – gjithsej 5.702 raste, ndërsa numri më i vogël është regjistruar në zonën e SPB Tetovë – 370 raste dhe në lokacione të tjera – 17 raste.







