Të tjera lajme

SALI: BRENDA NJË JAVE ZGJIDHJA PËR PROVIMIN E JURISPRUDENCËS NË SHQIP!

Çështja e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe është në fazën e fundit të konsultimeve me ekspertë dhe jemi afër vendimit final, tha gjatë pres-konferencës së sotme, Zv/Kryeministri i Parë, Bekim Sali.

Sipas tij, nuk do të jetë vetëm jurisprudenca por edhe shumë tema tjera do të zgjidhen njëherë e përgjithmonë.

“Jemi në përfundim e sipër të fazës së konsultimeve me ekspertë dhe unë besoj që shumë shpejtë, ndoshta edhe…tash nuk dua të kapeni për afatin kohor, ndoshta edhe një javë mund të zgjasë deri në vendimin final të cilin do ta promovojmë në mënyrën e njëjtë besoj”, tha Sali.
Zv/Kryeministri I Parë, Bekim Sali, ka kometuar edhe zhvillimet rreth Ambasadorit të Shqipërisë në Shkup, Denion Meidanit. Sipas tij, Maqedonia nuk mund të ndërhyjë në veprimet që merren nga shteti nga ku vjen Ambasadori.

Ambasadori Denjon Mejdani, ishte thirrur dje në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, për t’i përcjellë një demarsh verbal lidhur me deklaratat e tij të dhëna ditëve të fundit.

Mejdani ishte aktiv në opinionin publik duke komentuar përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoni, ndërsa gjithashtu mbështeti protestat për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Sipas informacioneve, në MPJ nuk ka shkuar vetë Mejdani, por zëvendësi i tij, të cilit i është përcjellë reagimi verbal lidhur me deklaratat e ambasadorit të dhëna gjatë ditëve të fundit.

Për këto deklarata është vlerësuar se janë të papërshtatshme dhe se lëvizin në kufirin mes komunikimit të zakonshëm dhe legjitim diplomatik dhe ndërhyrjes së mundshme në punët e brendshme të shtetit pritës.

Ndërkohë, studentë nga Shqipëria kanë paralajmëruar protestë më 26 Maj për të mbështetur studentët Shqiptarë nga Maqedonia, sic thuhet, që provimi i jurisprudencës të jepet në gjuhën shqipe. /Tv Koha/

Të fundit