27/05/2024
13.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shaqiri: Krijojmë kushte që të rinjtë të realizojnë potencialin e tyre në vendlindje

Jam i impresionuar me idenë e Dr. Mitko Veleski, i cili aktualisht punon si bashkëpunëtor shkencor në Universitetin Teknik të Kotbus, R. S. Gjermani, të kthehet në vendin tonë dhe të inkuadrohet në procesin mësimoro-shkencor në njërin nga universitetet tona.

Ai është intelektual i jashtëzakonshëm, me botimin e rreth 15 punime shkencore në fusha mjaft tërheqëse si dizajni i sistemit dixhital. Këtë e theksoi ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri pas takimit me intelektualin e ri nga Ohri i cili pas marrjes së njohurive bazë akademike në vendin e tij vazhdon te avancohet në Gjermani, ku më pas punësohet në një institucion të njohur të arsimit të lartë në fushën e shkencave teknike.
“Me Dr. Veleskin kishim diskutim të shkëlqyer. Më pëlqyen sugjerimet e tij për përmirësimin e segmenteve të caktuara të sistemit të arsimit të lartë në Maqedoninë e Veriut, të cilat inkurajohen nga përvoja gjermane, si dhe idetë për vendosjen e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë të të dyja vendeve” theksoi Shaqiri
Ai shtoi se vendit i nevojiten intelektual të rinj si Dr. Veleski dhe siç u shpreh ai bëjmë çmos për të krijuar kushte të mira për realizimin e plotë të potencialit të tyre personal në këto hapësira.

Në shtëpi jeni gjithmonë të mirëpritur! u shpreh Shaqiri

 

Të fundit