18/05/2024
17 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shfajësimi i doktor Boban Buçevskit u prit me duartrokitje të forta nga pacientët,familjarët dhe punonjës të mjekësisë

Duartrokitje për mjekun Boban Vuçevski, i cili u akuzua si përgjegjës për zjarrin në spitalin modular në Tetovë. Ky mjek mori shumë mbështetje nga tetovarët, pacientët, por edhe nga kolegët e tij mjekë dhe punonjës të mjekësisë, të cilët organizuan disa protesta në mbështetje para gjygjit të tetovës dhe në çdo seancë kërkuan që ai të shpallej i pafajshëm.

E sot qytetarët e mbledhur para gjykatës së Tetovës erdhën në mbështetje të mjekut të akuzuar dhe me duartrokitje e përshëndetën lirimin nga akuzat.

“Një shfajësim për mua. Shumë faleminderit për të gjithë të afërmit dhe miqtë që ishin me mua gjatë gjithë procesit dhe nuk më lanë të qëndroj vetëm. Falenderoj ekipin ligjor që më mbështeti dhe më dha forcën që të mund ta zhvilloj siç duhet këtë proces. Faleminderit për drejtësinë që doli se unë si mjek isha me ju dhe tani do të jem edhe më shumë”, tha Vuçevski, i cili akuzohej se ka lejuar të afërmit të hyjnë në dhomat e spitalit, edhe pse kjo ishte e ndaluar. .

Qytetarët e mbledhur sot para gjykatës së Tetovës theksuan se mjeku ishte në punë për të trajtuar njerëzit, e jo për të marrë përgjegjësi për infrastrukturën e spitalit.

“Për Dr. Boban Vuçevski, i cili akuzohet pa të drejtë. Siç kemi pasur dhe kemi nevojë për të, ashtu edhe tani ai ka nevojë për ne me mbështetjen tonë! Drejtësi dhe mbështetje për Dr. Vuçevski!”, thuhej në apelin për mbështetjen e sotme të doktor Bobanit.

Mjeku Boban mori pafajësinë, por për zjarrin në spitalin modular u dënuan me kusht edhe ish-drejtorët Florin Besimi dhe Artan Etemi, të akuzuar për veprën e “krimeve të rënda kundër sigurisë së përgjithshme”. si spitali i Tetovës, i cili duhet të paguajë një milion denarë.

Të fundit