19/05/2024
19.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Spasovski nga Shtipi: Qytetarët tregojnë edhe për disa aktivitete kriminale në disa institucione

Ministri Oliver Spasovski nga Shtipi paralajmëroi projektin “Kabineti i Hapur”, me të cilin dëshiron të dëgjojë nga afër problemet e qytetarëve dhe mendimin e tyre se si policia mund të ndihmojë në zgjidhjen e tyre.

– Sot në Shtip kam pasur takime me disa qytetarë. Bien në sy disa çështje përsa i përket sigurisë, vjedhjes së drurit, drejtimit të automjeteve të paregjistruara nga një popullatë e caktuar e qytetarëve, sigurisë në komunikacion. Jam i kënaqur që të gjithë ata që erdhën folën për problemet e përbashkëta. Ata tregojnë edhe për disa aktivitete kriminale në disa institucione. Mund të marrim informacione të dobishme – tha Spasovski.

Sa i përket hetimit të bombave të rreme, Spasovski pyetet se pse lajmet për bombat u shuan papritur.

– Veprimi aktiv i shërbimeve, të gjithë ne që punuam për parandalimin e këtyre kërcënimeve kibernetike, arritëm ta luftojmë këtë duke ndryshuar protokollet e punës. Ditën e parë pas sjelljes së protokolleve kishim raporte nga tre shkolla, ditën e dytë nga dy të tjera dhe këtu u ndal i gjithë procesi. Pres që të ngrihet kallëzim penal sepse dhënia e provave është në fund – tha ai.

Pavarësisht rritjes së kontrolleve të qarkullimit rrugor, aksidentet me pasoja fatale janë të shpeshta, ndaj MPB-ja do të vendosë sistemin e videokontrollit që do të vendoset deri në fund të verës.

– Do të ketë pajisje fikse dhe mobile që do të lëvizin dhe ideja është që të mbulohen sa më shumë rrugë në vend. Është e rëndësishme që në këtë mënyrë do të kemi mundësi për efikasitet më të madh në funksionim.

Të fundit