25/07/2024
15.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

“Shiptari”, fati i kryetares së gjyqit në Kumanovë në duart e gjykatësit shqiptar

Fati i kryetares së Gjykatës Themelore të Kumanovës, Snezhana Manev e cila kolegëve shqiptar u drejtohet me “shiptari” është në duart e anëtarit shqiptar të Këshillit Gjyqësor, Hanif Zendeli. Pas kërkesës së ministrit të Drejtësisë, Krenar Lloga që organi për mbikëqyrjen e punës së gjykatave të vepron urgjentisht ndaj sjelljes dhe veprimeve të Manevas, nga këshilli njoftuan se lënda i është dorëzuar koordinatorit.

“Shkresa i është adresuar koordinatorit të Gjykatës së Kumanovës, Hanif Zendeli për t’u njoftuar dhe vepruar në përputhje me kompetencat e tij të parapara nga organizimi vjetor i Këshillit Gjyqësor. Pas informacioneve të marra nga koordinatori (Hanif Zendeli) Këshilli Gjyqësor do të vepron në përputhje me kompetencat ligjore”, thuhet në njoftimin e Këshillit Gjyqësor të Maqedonisë së Veriut.

Në duart e Zendelit mbetet nëse pas shqyrtimit të kërkesës së ministrit Lloga dhe bazuar në raportin e vizitës në Gjykatën e Kumanovës do të propozon shkarkimin e ushtrueses së detyrës kryetare e Gjykatës së Kumanovës, apo do të realizon vizitë të re pune në këtë gjykatë. Kjo e fundit është pothuajse e pamundur për shkak se vizita paraprake ka konstatuar gjendjen faktike, ndërsa raporti është aprovuar në mbledhje të këshillit më 13 mars 2023, por nuk është vepruar në drejtim të shkarkimit pavarësisht se konstatimet në raport janë të ngjashme me ato për cilat gjykatës të caktuar kanë përfunduar në burg. Në shkresën e ministrit Lloga është potencuar se mos veprimi i Këshillit Gjyqësor do të obligon dikasterin e Drejtësisë çështjen ta alarmon edhe tek faktori ndërkombëtar. Madje Lloga ditë më parë i kujtoi Këshillit Gjyqësorë se në rast të mos ndërmarrjes së masave, në komunikimin e ardhshëm t’i referohen me “shiptar” njëjtë si kolegia e tyre nga Kumanova si i drejtohet gjykatësve dhe të punësuarve shqiptar në gjyq.

“Ministria e Drejtësisë ju bën me dije se nëse Këshilli Gjyqësor nuk fillon në një kohë sa më të shkurtë procedurat e duhura për përcaktimin e përgjegjësisë për u.d. kryetarin e gjykatës dhe në kuadër të kompetencave ligjore të merren masa për sanksione më të rrepta, si ministër i Drejtësisë theksoj se jo vetëm që nuk do të jem vëzhgues i heshtur i situatave por do ta njoftoj të gjithë publikun por edhe komunitetin ndërkombëtar për rastin”, kështu shkruan në kërkesën e ministrit të Drejtësisë, Krenar Lloga drejtuar Këshillit Gjyqësor.

Në raport është konstatuar zvarritje dhe verifikim i lëndëve në mënyrë jo të rregullt dhe jo të përditësuar në AKMIS, mungesë e dëshmive për ndryshimin e gjykatësve nga sistemi AKMIS, mungesë e të dhënave për disa gjykatës në sistemin automatik për shpërndarje të lëndëve, mungesë e mënyrës së unifikuar për angazhimin e avokatëve mbrojtës sipas detyrës zyrtare dhe të mbahet llogari për raportet njerëzore. Snezhana Manev ishte e pikasur për cenimin e raporteve ndër njerëzorë edhe më herët. Kolegët e saj nga Gjykata e Kumanovës përmes një letre publike drejtuar Këshillit Gjyqësor kishin adresuar frikën pasigurinë që e manifestojnë në çdo ditë të punës. Me veprimet e saj janë njoftuar edhe përfaqësitë diplomatike, përfshi ambasadën e BE-së dhe atë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. /Alsat.mk

Të fundit