21/07/2024
29.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Tregtarët thonë se Qeveria s’ka lidhje me realitetin : “Çmimi i fasules asnjëherë nuk ka qenë 95, por 150 deri 350 den/kg”

Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë,Qeveria solli vendim për ndryshimin e vendimit për çmimet maksimale për shitje të frutave dhe perimeve në tregun me pakicë.Kështu , çmimi i fasules nga 75 u ngrit 95 denarë për kilogram ,por në treg realiteti është ndryshe.Tregtarët ankohen se çmimet e përcaktuara nga qeveria janë të pakuptimta dhe se po bëhen keqpërdorime nga ana e doganës .Sipas tyre, e vërteta është se fasulja asnjëherë nuk ka qenë 75 apo 95 denarë, por 150 deri 350 denarë për kilogram .

Ata kanë thënë 70 denarë pasuli, kurë ka qenë 70 denarë pasuli .Pasuli dhe orizi kanë qenë çdo herë më të shtrenjta  por Qeveria çfar bën nuk di çfar ide kanë

Ku ka groshë 75 denarë ku 90 denarë janë bananet e 75 denarë grosha .Kush ta shet ty groshën për 75 denarë . Nëse vazhdon kështu vitin e ardhshëm mund të jet 300 – 400 denarë kilogrami .

Nuk ta bën ty tetovari 150 denarë ,kur ta mar unë për ta shitur e vendos 200 denar për të fituar ,se kjo tezgë duhet të paguhet.

Të fundit