18/06/2024
21.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shkallë e lartë e migrimit, korrupsioni faktori kryesor

  • Eksodi i popullatës e sidomos i moshave të reja, shumica e të cilëve të shkolluar,
    është gjëja më e keqe që mund t’i ndodh vendit tonë. Kështu thotë akademiku
    Abylmenaf Bexhe” i cili në një intervistë për Televizionin Koha zbuloi shifra
    alarmante për ikjen e qyetarëve drejt shtetve perëndimore. Sipas Bexhetit,
    pasojat nuk janë akute, por do shihen viteve në vijim.
     Abdylmenaf Bexheti – Akademik ;Maqedonia gjendet në vendet e para në botë për kokë banori me emigracion më të madh. Pas nesh nga rajoni i Ballkani Perëndimor, vjen Bosna dhe Kosova. Pra kur them vendi i parë në botë, $asim në krahasim me numrin e
    popullatës dhe se sa të rinj e lëshojnë vendin. Sta&s&kat janë tmerruese.
    Ndoshta nuk e ndjejmë në afat 2 vitesh por në afat 5 ose 10 vitesh do e ndjejmë
    shumë bile. Këto sta&s&ka $asin që rreth 90 mijë të rij, të moshave të ndryshme,
    bile deri në 40 vjeçar, e lëshojnë vendin”.
    Niveli i lartë i korrupsionit dhe ekonomia e dobët janë arsyesja kryesore se përse
    ikin të rinjtë, thonë disa qytetarë që i anketuam sot në Tetovë.
    Qytetari
    Ju vetë jeni të rinj edhe e dini. Përderisa do të zgjate ky shtet këso soji edhe
    luftohet korrupsioni a nga ana tjetër korrupsioni shkon në qiell, këtu nuk kemi
    ekzistencë edhe ne që jemi në këto mosha thuam që shkuan të rrinjt edhe mbetëm
    ne pleqt. Unë jam në perëndim të jetës, por nuk mendoj se do të kthehen sepse
    duke e parë, ky shtet, ky ballkan e sidomos maqedonia jonë, se si e organizon
    jetën ekonominë e krejt tjerat rëndë… do të shkojë shumë kohë. Edhe prandaj të
    rinjtë na ikin. Sidomos për vajzat është më keq sepse djem ka më pak dhe vajzat
    nuk kanë as partner. Ka raste i kanë bërë nga 40 vite duke qenë vajza shumë të
    mira. Nuk kanë partner.
    Duhet të ketë punë. Ikin të rinjtë të shkolluar. Me shkolla të mesme dhe me
    fakultet ikin. Ja para 2 jave u nisën dy autobusë, krejt me të rinj. Të gjithë të
    shkolluar.
  • Sa është pagesa këtu. Për dikë ia vlenë, ai që ka rrogë këtu. 500 euro e sipër. Unë
    kam kthy që të ngordhi këtu edhe i kam dhënë 100 shpirtra amerikës.
    Rinia ikën për shkak të poliikanëve të fortë që janë këtu. Unë vetë jam në mërgim.
    Këtu krejt pa punë. Familja dëshiron që të haje të pije. Nuk do të kthehen. Në këtë
    vend jo. Deri sa nuk kthehet djali im, ku ka mbet për tjerët që ikin dhe kërkojnë
    sigurim. Këtu Zoti hajrin ua dhashtë këtyre.
    Qytetarët bëjnë apel për përmirësim ndalim të korupsionit në nivel të lartë dhe të
    ulët, për rrithe të standardit të jetës, paga më larta dhe shërbime me të lira, si
    dhe rritje të sigurisë dhe drejtësi më të madhe në gjyqsorë u shprehën për Televizionin Koha.

Të fundit