Qeveria në seancën e sotme ka shkarkuar dy drejtorë që vijnë nga radhët e ASH-së. Është konfirmuar nga burime qeveritare se është shkarkuar drejtoresha e Postave të Maqedonisë Bujare Abazi si dhe drejtori i Agjencisë për Investime të Huaja, Gazmend Abdija. Bujare Abazi përndryshe është edhe nënkryetare e ASH-së që vjen nga dega e Shkupit, ndërsa në mosmarrëveshjet e fundit në parti, ajo ka qëndruar në krah të kryetarit Arben Taravari i cili vendosi që në koalicion të shkojë me opozitën shqiptare LEN.