11/10/2024
19.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shkëndijë nesër pret në Tetovë Bregallnicën

Ekipi I Shkëndijës vazhdon punën për ndeshjen e nesërme me Bregallnicën në Tetovë në xhiron e 25-të të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë. Praktikisht kampionati kthehet pas dy javëve pauzë shkaku i ndeshjeve ndërkombëtare të ekipeve përfaqësuese. Pasi munguan në stërvitjet me klubin duke qenë të grumbulluar me moshat e vendit, grupit i janë ribashkuar Vane Krstevski, Reshat Ramadani, Lorik Jakupi e Anes Meliqi. Shkëndija synon tw vazhdojë luftën për kreun e tabelës. Fubollistwt vlerësojnë se pas tre barazimeve të njëpasnjëshme, është koha e duhur për fitore.

Kampioni në fuqi dhe lideri aktual në renditjen e tabelës Struga Trim Lum, neswr është nikoqire e Voska Sport, ndeshje kjo e cila ka rëndësi jetike për të dyja skuadrat, për vendasit për të mbajtur pozitën aktuale, ndërsa për mysafirët për të siguruar mbijetesëNë dy takimet tjera, Gostivari do të përballet me Makedonija Gjorçe Petrov ndërsa në Strumicë, Akademija Pandev Brera është nikoqire e Rabotniçkit. Të gjitha ndeshjet e xhiros së 25-të zhvillohen në termin të njëjtë, duke nisur nga ora 15:00.TV KOHA

Të fundit