28/04/2024
17.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shkodra, gati për festën e madhe të Karnavaleve

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga përgatitjet për këtë festë në qytetin verior.

Kreu i qeverisë u shpreh se, kjo është një traditë shumëvjeçare e qytetarëve shkodranë që nuk duhet humbur në përjetimin e 3 ditëve të gëzueshme mes ngjyrave dhe humorit në datat 23-25 shkurt.

Shkodra është qyteti që e ka festuar më herët Karnavalen. Fesimet e para i përkasin gjysmës së dytë të shekullit XIX, saktësisht vitit 1860, duke krijuar një traditë solide që vazhdoi deri në vitin 1946, ku për shkak të regjimit komunist, u ndalua së festuari për t’u rikthyer sërish si traditë pas viteve ’90. / atsh /

Të fundit