05/07/2024
16.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shkoi nga Shkupi në Mekë me biçikletë, do të kthehet me aeroplan – Qamuran Hirda përmend vështirësitë e udhëtimit

Qamuran Hirda nga Shkupi ka vendosur të sfidoj veten duke shkuar deri në Mekë me biçikletë.
Pas këtij udhëtimi dhe ceremonive të haxhit të cilat i ka përfunduar, ai ka vendosur të kthehet në vendlindje me aeroplan.

Përmes një postimi në Facebook ai ka treguar vështirësitë më të mëdha me të cilat është përballur gjatë këtij rrugëtimi, ku ka përmendur Detin e Vdekur në Jordani dhe Arabinë Saudite pasi nuk kishte vende për të fjetur dhe për t’u ushqyer.

“Duhet të pranoj se kisha sfida të ndryshme duke filluar nga malet e larta në Ballkan dhe Turqi ku djersët më shkonin si shiu, pastaj her pas here erëra të forta që më bieshin në gjoks dhe sa të ipsha zor të pedaloj sikur rrisha në vend,dhe më e vështira filloj prej detit të vdekur në Jordani dhe S.Arabike me thatësira pa vendbanime pa hotele, ushqimi uji dhe fjetja ishin problem kryesor”, ka shkruar Hirda.

Ai ka thënë se tani do të kthehet në vendlindje i përmbushur me suksesin e tij.

“Ëndërra ime u realizua me sukses deri në pikën e fundit Shkup-Mekkah. Dhe i kryejta gjithë obligimet dhe detyrat e Haxhit vendosa të kthehem me aeroplan. Sonte kthehem prap në Mekkah i paketoj biçikletën me bagazhin që kisha me vete dhe me datë 04 korrik e enjte jam në Shkup në 10.45 Jeddah-Istanbull-Shkup. Si and thon shko ku të shkosh por vendlindja më e mirë”, ka shkruar ndër të tjera Hirda.
Ai ka falënderuar hoxhallarët dhe udhëheqësit e BFI-së për përkrahjen.

Të fundit