08/05/2024
12.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shkolla më e madhe në Tetovë pa sallë sporti

Shkolla Fillore Migjeni edhe pse është një nga shkollat me më shumë nxënës në Tetovës, megjithatë ende nxënësit e kësaj shkolle nuk kanë sallë sportive. Gjithsej mësimin në këtë shkollë e ndjekin 1740 nxënës por kur bëhet fjalë për orën e dukatës fizike nxënësit e kësaj shkolle përveç oborrit nuk kanë se ku të zhvillojnë orën e edukatës fizike, sidomos gjatë vjeshtës dhe dimrit. Kërkesa për një sallë sporti është bërë që në vitin 2008 dhe ka hyrë në programën e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës por përgjigje pozitive ende nuk ka. Drejtori i kësaj shkolle Lirim Alimi është shprehur se është turp që shkolla me numër më të madh të nxënësve të mos ketë sallë sporti.

Brenda katër viteve të fundit në Tetovë është ndërtuar vetëm një sallë sporti edhe atë në shkollën fillore Kikish, ku shumica e nxënësve janë maqedonas. Në ndërkohë, në shkollat fillore ku shumicë janë nxënësit shqiptar mungojnë sallat sportive. Derisa të ndërtohen sallat tjera nëpër shkolla fillore në komunën e Tetovës dhe komunave rurale, nxënësit e këtyre shkollave do të vazhdojnë të ndjekin orën e edukatës fizike në ambient të hapur apo në sallat e vogla që janë në brendi të objektit të ndërtuara dekada më parë, ku nuk ka kushte të mjaftueshme. Gjatë viteve të kaluara në territorin e komunws sw  Tetovës janë përuruar dy salla sportive pwr shkollat fillore edhe atw njëra në Shipkovicë kurse tjetra në Reçicë të madhe.Ndërkaq, gjendja më mirë është në shkollat e mesme të Tetovë, ku pothuajse të gjitha këto shkolla kanë sallë sporti.Tv Koha

 

Të fundit