19/05/2024
19.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shkollat e shtojnë kujdesin ndaj fëmijëve

Gjendja e sigurisë në shkollat e mesme dhe fillore në Pollog  është stabile dhe deri në këtë kohë  nuk është raportuar ndonjë lloj dhune ndërmjet bashkëmoshatarëve. Prindërit, nxënësit dhe arsimtarët janë të shqetësuar por nga ana tjetër janë ndërmarrë një sërë masash për të parandaluar rreziqet e mundshme dhe dukuritë negative nëpër shkolla.Kështu  thotë përgjegjësja e Sektorit te Arsimit në komunën e Gostivarit Aslian  Snopce, e cila shton se pas sulmeve në Serbi, ky sektor i ka ndërmarrë të gjitha masat duke e rritur sigurinë nëpër shkolla dhe duke e rritur numrin e policëve që patrullojnë në institucionet arsimore, ndërkaq shërbimet pedagogjike kanë ndërmarrë një fushatë senzibilizuese intensive nëpër shkolla që kanë për qëllim parandalimin e të gjitha dukurive negative përfshirë këtu edhe dhunën në mes të nxënësve.

Edhe në Tetovë gjendja sigurisë në shkollat e mesme dhe fillore është stabile thotë përgjegjësi për arsim në komunën e tetovës Nazmi Dauti.

Angazhimi instituciona do të ishte i zbehtë nëse prindërit nuk do të jepnin maximumin në këtë drejtim, sugjerojnë psikologët.Tv Koha

Të fundit