22/07/2024
20.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shkup, Alarm për bomba në pesë shkolla

Nxënësit dhe mësimdhënësit e pesë shkollave të mesme në
Shkup sot janë evakuuar nga objektet shkollore për shkak se në
e-mailet zyrtare kanë pranuar kërcënim për bombë. Përderisa
nxënësit qëndronin në oborret e shkollave, objektet u mbushën
nga forcat policore. Nga Ministria e Punëve të Brendshme
konfirmuan ngjarjet dhe theksuan se aktualisht vijojnë kontrollet
antiterroriste dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Sipas informacioneve, bëhet fjalë për shkollat e mesme Orce
Nikollov, Nikolla Karev, Josip Broz Tito, Rade Jovçevski-
Korçagin dhe Boro Petrushevski.

Të fundit