Ministri i Arsimit dhe i Shkencës, Jeton Shaqiri, ka bërë të ditur një masë të re ndihme financiare për familjet me të ardhura të ulëta. Sipas deklaratave të Ministrit, nëse të hyrat e prindërve nuk e tejkalojnë shumën prej 50,000 denarë, ata kanë të drejtë të aplikojnë për këtë ndihmë.
Përfituesit e kësaj ndihme do të mund të marrin shpërblim financiar për një periudhë prej 6 muajsh.
Për secilin muaj të mbuluar nga kjo ndihmë, do të jepen 1200 denarë respektivisht 1800 denarë në muaj. Kjo masë është ndërmarrë me synimin e ofrimit të mbështetjes direkte për familjet me nevoja ekonomike të veçanta dhe për të përmirësuar qasjen në arsim për fëmijët e tyre.