21/04/2024
4.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shpërthen vullkani në Islandë, evakuohen banorët

Një vullkan ka shpërthyer në Islandën jugperëndimore, duke nxjerrë llavë e tym në një zonë të gjerë, pas disa javësh me tërmete, ka njoftuar Zyra Meteorologjike e shtetit.

Për shkak të frikës nga shpërthimi masiv në gadishullin Reykjanes, autoritetet kanë evakuuar rreth 4 mijë qytetarë për shkak të mbi 1000 tërmeteve në 24 orë.

“Paralajmërim: Shpërthimi ka nisur në veri të Grindavikut”, ka njoftuar zyra të hënën në uebfaqen e vet duke njoftuar se shpërthimi i vullkanit ka nisur vetëm pak kilometra larg qytetit.

Shpërthimi ka nisur rreth orës 23:00 të hënën.

Islanda qëndron në një zonë të nxehtë vullkanesh dhe ka shpërthime çdo katër deri pesë vjet.

Shpërthimi i fundit i madh ishte më 2010 kur vullkani Eyjafjallajokull, që bllokoi fluturimet në Evropë për ditë të tëra.

Gridaviku, qytezë e vogël, shtrihet rreth 50 kilometra larg kryeqytetit Reikjavik.

Të fundit