19/05/2024
15.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shpërthimi i gazit në restorantin kinez vret 31 persona

Nëntë persona janë arrestuar pas një shpërthimi në një restorant barbekju në veri-perëndim të Kinës, i cili ka vrarë të paktën 31 persona, raporton BBC.

Një rrjedhje gazi dyshohet se ka shkaktuar shpërthimin në qytetin Yinchuan mbrëmjen e së mërkurës me orën lokale.

Presidenti kinez, Xi Jinping, ka bërë thirrje për “përpjekje të gjithanshme” në operacionin e shpëtimit dhe një hetim mbi rastin.

Pronari i restorantit, Fuyang Barbecue, ishte në mesin e të arrestuarve, raportoi media shtetërore.

Shpërthimi ndodhi në prag të festës tre-ditore të Dragon Boat Festival në Kinë, një kohë kur shumë familje dhe miq mblidhen për vaktet festive.

Disa nxënës të shkollave të mesme dhe pensionistë ishin midis të vdekurve.

Sipas një hetimi paraprak nga zjarrfikësit, një punonjës restoranti kishte ndjerë erën e rrjedhjes së gazit rreth një orë para shpërthimit.

Ai më pas zbuloi një valvul të thyer në një rezervuar gazi të lëngshëm dhe ishte në proces të zëvendësimit të tij kur ndodhi shpërthimi, raportuan mediat lokale.

Të fundit