14/06/2024
15.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shqelma e grushte në parlament, ligjvënësit bolivianë rrihen burra e gra për një pankartë!

Grushte, shqelma, shkulje flokësh: Nuk mungoi asgjë në sherrin që shpërtheu në parlamentin bolivian mes ligjvënësve të partisë në pushtet dhe deputetëve opozitarë, duke bërë që e gjithë skena të pushtonte vëmendjen e mediave botërore.

Përplasjet e dhunshme ndodhën gjatë prezantimit të një raporti mbi arrestimin në muajin dhjetor të guvernatorit të rajonit Santa Cruz, Luis Fernando Camacho, një figurë e rëndësishëm opozitare në vend.

Teksa mbrojti ligjshmërinë e arrestimit, ministri i Brendshëm Eduardo del Castillo, kritikoi partinë e Camachos, Creemos duke i përshkruar pjesëtarët e saj si “radikalë, hajdutë, e grupe të dhunshme që zbrazën portofolët e bolivianëve të thjeshtë. Në kohën që ai fliste, një grup deputetësh të opozitës shpalosën në pankartë me mesazhin “nuk ka demokraci me të burgosur politikë”, dhe një foto ku Del Castillo përshkruhej si “ministri i terrorit”. Ligjvënës të krahut tjetër u hodhën t`ia shkulnin pankartën nga duart, e aty nisi sherri, të cilin u përfshinë edhe ligjvënësve femra.

Rrahja zgjati për disa minuta, me disa të lënduar por fatmirësisht, pa plagë serioze. Zëvendës presidenti, David Choquehuanca, njoftoi se do t`i thërrasë të dy blloqet politike për t`i kërkuar të shmangin incidente të tilla kaq të rënda në të ardhmen.

Episodi i fundit nxori edhe një herë në pah polarizimin e thellë që ekziston në këtë vend, ku opozita pretendon se po mbahen prapa hekurave rreth 180 të burgosur politikë, nën akuzën e qeverisë majtiste se mbështetën një grusht shteti kundër ish presidentit Evo Morales në vitin 2019.

Të fundit