11/10/2024
19.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shtetasit që ndodhen jashtë vendit nuk do të paguajnë për dokumentet

Patentë shoferët, lejet e qarkullimit dhe fletët e udhëtimit për shtetasit që ndodhen
jashtë vendit do të jepen pa pagesë. Kështu, sipas zëvendëskryeministri, Fatmir
Bytyqi ka vendosur qeveria në seancën e sotme duke angazhuar Ministrinë e
Punëve të Brendshme dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme që të zbatojnë vendimin
që është propozuar nga grupi i punës të ministrive përkatëse. MPJ-ja gjithashtu
angazhohet për dhënien online të fletëve të udhëtimit në ato shtete ku ato
mundojnë. Qeveria gjithashtu njoftoi se po shqyrton edhe mundësinë e
kompensimit të parave që kanë dhënë qytetarët për nxjerrjen e dokumenteve
personale, pasaportave dhe letërnjoftimeve, por kjo çështje sipas Bytyqit mund të
pengohet për shkak të periudhës parazgjedhore që përcakton mënyrën e shpenzimit
të fondeve buxhetore.VMRO-DPMNE-ja kërkon përgjegjësi nga ish-ministri i
Brendshëm Oliver Spasovski dhe ish-kryeministri Dimitar Kovaçevski për, siç
thonë kaosin me dokumentet personale. Sipas opozitës, Spasovski duhet të
përgjigjet për punë të pakujdesshme në shërbim, sepse ka lejuar lëshimin e
dokumenteve të udhëtimit, edhe pse ka qenë i vetëdijshëm se ato do të bëhen të
pavlefshme para afatit të caktuar në pasaporta. Nga ana tjetwr Republika e
Kosovës shtetasit tanë i pranon me letërnjoftime dhe patentë shoferi me emrin e
vjetër të shtetit, përkatësisht pa “Veriun”, por jo edhe me pasaportw tw vjetwr. Me
Shqipërinë, konform protokollit dypalësh, trafiku zhvillohet normalisht me
dokumente të udhëtimit, patent shoferi dhe targa veturash pa shenjën NMK. Në
Qafë të Thanës, qytetarët e RMV-së janë larguar nga vendi me letërnjoftime të
vjetra dhe nuk janë kthyer nga shërbimet kufitare shqiptar. Pasaportat me emrin e
vjetër të shtetit nga sot janë të pavlefshme. Qytetarët për të udhëtuar jashtë vendit
duhet patjetër të kenë pasaportë me emrin Maqedonia e Veriut.Por përveç
mungesës së terminëve, problem mbetet mungesa e ekzemplarëve për këtë
dokument udhëtimi.TV KOHA

Të fundit