12/10/2024
12.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

(VIDEO) Filloi ndërtimi i qarkores në Tetovë

Më në fund pas shumë zhagitjeve kanë filluar punimet për ndërtimin e qarkores së Tetovës. Punimet duhet të përfundojnë në muajin maj të vitit të ardhshëm .Ndërtimi i qarkores duhet që të lehtësojë komunikacionin në rrugët e qytetit të Tetovës pasi që automjetetet që nuk e kanë desitnacion Tetovën do të mund të lëvizin në këtë qarkore. Kryeministri i qeverisë Talat Xhaferi me këtë rast tha se qarkorja rreth Tetovës është një projekt i madh që do të shtrihet nga nyja “Trebosh” deri në Neproshten. Mjetet për këtë projekt janë siguruar nga buxheti i Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore në vlerë mbi 12.2 milionë euro.“Investimi në infrastrukturën rrugore është prioritet i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Realizojmë investime rekord në rrugë. Filluam me realizimin e investimit kapital më të madh në historinë e vendit tonë, ndërtimin e Korridorit 8 dhe Korridorit 10-d, korridoret evropiane që do të na lidhin me Lindjen dhe Perëndimin, duke e bërë Maqedoninë e Veriut një ndër qendrat kryesore transitore.Me ndërtimi e këtyre dy korridoreve, ne i forcojmë lidhjet me fqinjët, hapim vende pune, krijojmë mundësi për biznese të reja, i inkuadrojmë në punë edhe kompanitë vendase dhe stimulojmë rritje ekonomike dhe rritje të shkëmbimit tregtar.Maqedonia e Veriut e ndryshon pamjen e vet dhe bëhet akoma më e qasshme për investitorët të cilët gjithnjë e më shumë i njohin mundësitë dhe potencialet tona.Ne nuk do të lejojmë që qytetarët të izolohen dhe të përjashtohen nga qytetërimi në shtetin e vet”, tha Xhaferi.

Ndërkohë, drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore Ejup Rustemi tha se ky projekt “Ky projekt i rëndësishëm për Tetovën dhe rrethinën e saj është në vlerë të përgjithshme prej 12 milionë euro, mjete të siguruara nga buxheti i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore Do të ndërtohet gjithsej 5,4 km rrugë, me gjerësi prej 6.6 metra. Gjithashtu, në dy anët e rrugës do të ketë rrugë paralele dhe shërbyese të tamponuara në tërë gjatësinë e rrugës me gjerësi prej rreth 3 metra.Afati i parashikuar i përfundimit të punimeve është 15 muaj, gjegjësisht në maj të vitit 2025 duhet të përfundoj ndërtimi i fazës së parë. Ndërkaq, vazhdon projektimi i fazës së dytë të këtij projekti që përfshin ndërtimin e nyjes rrugore Trebosh” deklaroi Rustemi.

Kryetari I komunës së Tearcës Nuhi Neziri është shprehur se kjo rrugë nuk është thjeshtë një shteg për të kaluar, por ajo është një lidhje e re ë bashkon komunitetet tona, hapësirat tregtare dhe mundësitë e reja të zhvillimit.Deklarata “Kjo rrugë nuk është vetëm një përfitim për ne sot, por është një investim në të ardhmen tonë. Ajo do të sjellë më shumë mundësi për bizneset tona, për transportin tonë dhe për jetën tonë të përditshme. Kjo magjistrale bën të mundur lidhjen midis korridorit 8, komunave tona dhe pikës kufitare me Kosovën duke shërbuyar për rreth 50 mijë banorë të kësaj ane” tha Neziri.Për të promovuar këtë projekt ishin zyrtarët më të lartë të qeverisë dhe BDI-së.Fjalime mbajtën ministrat Fatmir Besimi dhe Bllagoj Boçvarski. TV KOHA

Të fundit