25/07/2024
15.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Edhe sot u shty për më 29 maj seanca gjyqësorë për zjarrin në spitalin modular të Tetovës

Në Gjykatën Themelore Tetovë sot duhej të vazhdojë procesi gjyqësor me fjalë përmbyllëse të Prokurorisë dhe mbrojtjes së të pandehurve, të cilët ngarkohen për disa vepra penale të ndërlidhura me zjarrin në spitalin modular në shtator të vitit 2021, kur humbën jetën14 persona.

As sot nuk u mbajt seanca gjyqësore . Seanca u shty për shkak të mungesës së avokatit të drejtorit ekonomik, Artan Etemi. Seanca u shty për më 29 maj.

Ish-drejtorët, Florim Besimi dhe Artan Etemi, akuzohen për veprën penale “vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme”, ndërsa mjeku Boban Vuçevski për “mosrespektim të rregullave shëndetësore gjatë epidemisë”. Spitali klinik si person juridik akuzohet për dy vepra penale – “shkaktim i rrezikut publik” dhe “mosrespektim të rregullave shëndetësore gjatë epidemisë”.

Në fillim të gjykimit, të pandehurit deklaruan se e kuptojnë akuzën, por se nuk ndihen fajtorë. Gjyqi filloi në dhjetor të vitit 2022. 

Ndryshe seanca e sotme duhej të vazhdonte me fjalët përmbyllëse të Prokurorisë dhe mbrojtjes së të pandehurve, të cilët ngarkohen për disa vepra penale të ndërlidhura me zjarrin në spitalin modular të Tetovës .

Të fundit