21/07/2024
27.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shtyhet sërish seanca gjyqësore për rastin “Llaskarca”

Gjykimi për aksidentin e autobusit që ndodhi më 13 shkurt të vitit 2019 në afërsi të fshatit Llaskarcë, ku humbën jetën 16 persona, ndërsa 37 u lënduan rëndë, është shtyrë për më 20 prill të vitit 2023.

Rasti ende është në procedurë të dëshmive dhe në seancën e sotme duhej të vazhdojë me marrjen në pyetje të ekspertit të katërt i cili ka punuar për superekspertizën, por mëngjesin e sotëm është marrë njoftimi se një nga anëtarët e këshillit gjykues është në trajtim mjekësorë në spital.

Procesin e udhëheq gjykatësja Diana Gruevska Ilievska, ndërsa përfaqësues i prokurorisë është prokurori publik Darko Jakimovski.

Gjykimi po zhvillohet kundër gjashtë personave.

Pronari i “Durmo tus”, Durmish Beluli, përgjegjësi për transportin në kompani, Remzi Miftari dhe drejtuesi i autobusit, Manoil Trifunovski, ngarkohen për vepra të rënda penale kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion, ndërsa, tre të punësuarit në stacionin e kontrollit teknik, Igor Gjorgjievski, Goran Dukovski dhe Jane Bovarski, ngarkohen për bashkëpjesëmarrje në veprën e njëjtë.

Të fundit