03/05/2024
9.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

VMRO-DPMNE ka parashtruar amandamente për Ligjin për Marrëdhënie Pune që ka të bëjë me ndërtimin e Korridoreve 8 dhe 10d

VMRO-DPMNE-ja do të fillojë përgatitjen e amandamenteve thelbësore me qëllim të përmirësimit të ligjeve të cilat kanë të bëjnë me ndërtimin e Korridoreve 8 dhe 10d dhe shmangies së dëmeve të cilat do t’i vuante shteti, theksoi në konferencën e sotme për media deputetja e VMRO-DPMNE-së, Eli Panova.

Potencoi se tashmë kanë parashtruar amandamente për Ligjin për Marrëdhënie Pune, që është vendosur në rend dite të mbledhjes së sotme të caktuar në Komisionin kuvendor për Punë dhe Politikë Sociale.

“A e kanë obliguar LSD dhe BDI, dmth. Dimitar Kovaçevski dhe Artan Grubi, me kontratën që kanë nënshkruar me ‘Behtel and Enka’, Maqedoninë të paguajë gjoba milionëshe, nëse nuk ndryshohet Ligji për Marrëdhënie Pune dhe nuk u mundësohet 60 orë punë në javë për punëtorët që do të punojë në projektin ‘Behtel dhe Enka’ në korridoret 8 dhe 10d. Nëse është e vërtetë, dënimet që Kovaçevski dhe Grubi i pranuan si pjesë e marrëveshjes janë në dëm të drejtpërdrejtë të shtetit dhe jashtë kompetencave të tyre si autoritet ekzekutiv. Sipas fragmentit të kontratës që e ka parë publiku maqedonas, ata janë zotuar që në afat prej 45 ditësh nga dita e nënshkrimit të kontratës të ndryshojnë Ligjin për Marrëdhënie Pune dhe të vendosin 60 orë punë në javë, në të kundërtën duhet të paguajnë gjoba në shumën prej 53 milionë eurove”, tha Panova.

Ajo tha se ekipet e partisë së saj ekipet i shqyrtojnë ligjet dhe kur do të përgatisin materiale për përmirësimin e ligjeve do të caktohen komisionet kuvendore në të cilat janë vendosur ligjet për ndërtimin e Korridoreve 8 dhe 10d.

Ajo potencoi se do të kërkojnë që të shtyhet mbledhja e caktuar për sot e Komisionit për Punë dhe Politikë Sociale, sepse kryetari i këtij komisioni ende është përfaqësues i një partie qeveritare, gjegjësisht Aleancës për Shqiptarët. Theksoi se ky pozicion gjithnjë i takon opozitës dhe potencoi se do të kërkojnë që të caktohet mbledhje e Komisionit kuvendor për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve, që të zgjidhet kryetari i ri i Komisionit.

“Patë gjatë fundjavës shumë qytetarë të prekur, ndërsa gjithashtu reaguan edhe institucionet. Ekspertët reaguan në lidhje me këto zgjidhje ligjore. Të presim, ne kërkojmë të ketë debat të madh në mesin e ekspertëve. Ne për këtë arsye do të lëmë hapësirë që të mundet ai debat të zgjidhet natyrshëm, sepse e pamë se pas presionit të publikut një nga ligjet e propozuara tashmë ishte tërhequr”, tha ajo

Të fundit