03/03/2024
11.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Sindikata paralajmëron grevë me mbyllje të hapësirës ajrore, nëse Qeveria nuk i shkarkon drejtorët në M-NAV

Sindikata e kontrollorëve të fluturimit paralajmëroi grevë me mbyllje të hapësirës ajrore nga 10 janari, nëse ndërkohë tre drejtorët ekzekutiv të M-NAV nuk japin dorëheqje, apo nëse Qeveria nuk i shkarkon, ashtu siç u paralajmërua nga ekzekutivi.

SPKF për grevën vendosi mbrëmë, ndërkaq siç informoi kryetari i Sindikatës, Aleksandar Tasevski sot në mëngjes, sipas informatave të fundit nga kolegët e tij, aktivitetet në M-NAV po zhvillohen siç duhet, por presin institucionet kompetente ta kryejnë punën e tyre.

“Pas koordinimit dhe thirrjeve, janë dërguar persona zyrtarë gjithnjë derisa nuk vendoset mënyrë normale e sigurimit. Herët në mëngjes kolegët konfirmuan se aktivitetet po zhvillohen siç duhet. Revolta, nervoza dhe stresi janë të mëdha dhe presim institucionet shtetërore ta kryejnë punën e tyre, të punojë vetëdija tek drejtorët dhe të mos e komplikojnë gjendjen”, deklaroi Tasevski.

Në takimin e jashtëzakonshëm të anëtarësisë së Sindikatës dënuan ashpër sulmin ndaj kolegut të tyre dhe e konfirmuan qëndrimin se sulmi ndaj tij është sulm edhe ndaj secilit prej tyre.

Në takimin e mbajtur janë sjellë disa vendime.

“U bëjmë thirrje tre drejtorëve ekzekutiv në M-NAV SHA Shkup, menjëherë të japin dorëheqje na funksionet e tyre, para së gjithash për shkaqe morale, për shkak të eskalimit të gjendjes e cila u shkaktua në kontrollin e fluturimeve për fajin e tyre. Të njëjtit ata, treguan se jo vetëm që nuk janë të aftë të udhëheqin me sukses navigacionin e vendit, por edhe se nuk janë të aftës t’i mbrojnë të punësuarit e vet dhe vetë objektin nga sulmi i personave të paautorizuar. Edhe pas 11 orëve të kaluara nga sulmi ndaj kolegut tonë, asnjë prej tyre nuk e gjeti të nevojshme ta dënojë publikisht tërë ngjarjen, të dalë me qëndrim zyrtar rreth asaj se çka ka ndodhur në një institucion i cili duhet ta paraqesë kulmin e sistemit të sigurisë, nuk u ndaluan as t’i ofrojnë ndihmë kolegut tonë të lënduar dje as ta garantojnë sigurinë e mëtejshme të të punësuarve të cilët krahas të gjithave duhej të qëndronin në vendet e tyre të punës dhe të vazhdonin ta kontrollonin komunikacionin ajror. Le të moss presin të shkarkohen siç është paralajmëruar në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë, sepse edhe deri më tani shkaktuan mjaftë dëm. Nëse drejtorët megjithatë nuk denjojnë vetë të japin dorëheqje nga funksionet e tyre, i bëjmë thirrje Qeverisë, në mbledhjen e parë të caktuar për më 09.01.2024, t’i shkarkojë të gjithë drejtorët dhe të hapë procedurë të shpejtë për zgjedhje të anëtarëve të rinj të kryesisë dhe Këshillit drejtues në proces publik, transparent dhe të ligjshëm, si fillim i qetësimit të të gjitha tensioneve por edhe mundësim të normalizimit të të gjitha proceseve të cilat janë të domosdoshme për funksionimin e mëtutjeshëm normal të navigacionit të vendit”, thonë nga Sindikata.

Nëse nuk përmbushen kërkesat, Sindikata paralajmëron grevë me mbyllje të hapësirës ajrore, duke filluar prej 10.01.2024 deri në përmbushjen e tyre.

“Nëse jemi të detyruar për realizim të grevës më 10.01.2024, i lusim të gjithë bashkëqytetarët tanë të kenë mirëkuptim për veprimet e mëtejme edhe krahas problemeve me të cilat do të përballen gjatë fluturimeve të tyre me aeroplan, për shkak se veprimet tona janë të këhëzuara në drjetim të asaj që secilit udhëtar të mund t’i ofrojmë dhe garantojmë fluturim të sigurt. Për ngjarjen dhe aktivitetet tona të mëtutjeshme, tashmë i kemi njoftuar të jitha institucionet ajrore ndërkombëtare si dhe sindikatat dhe shoqatat e kontrolluesve të fluturimit nga Evropa dhe presim përfaqësuesit e të njejtave të arrijnë së shpejti si ndihmë dhe mbështetje shtesë”, thekson Tasevski.

Qeveria mbrëmë paralajmëroi se në mbledhjen e ardhshme të caktuar për të martën, 9 janar, do të sjellë vendime lidhur me gjendjen në M-NAV, mes të cilave shkarkimin e tërë kryesisë dhe revizion për punën e deritanishme.

“Me nismë të kryeministrit Dimitar Kovaçevski, në konsultim me ministren e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska dhe ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, ndërsa sipas situatës në M-NAV, në seancën e radhës të Qeverisë, të caktuar për të martën, 9 janar 2024, për zgjidhjen e situatës ekzistuese do të propozohet dhe do të merren disa vendime – do të shkarkohet e gjithë udhëheqësia dhe të gjithë anëtarët e Bordit Drejtues; të hapet procedurë urgjente për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të udhëheqësisë dhe të Bordit Drejtues në një proces publik, transparent dhe të përcaktuar me ligj”, thuhet në kumtesë.

Të fundit