Irani ka përgënjeshtruar presidentin amerikan, Donald Trump i cili tha se do të ketë armëpushim 5 ditor, pas bisedimeve konstruktive.
Sipas Republikës Islamike, Trump është tërhequr nga sulmi ndaj termocentraleve në vend, pas një “paralajmërimi të prerë” nga Teherani.
Komentet u bënë gjithashtu nga ambasada iraniane në Kabul, e cila postoi në mediat sociale duke thënë se Trump u tërhoq pas kërcënimeve të Iranit për të “shënjestruar infrastrukturën energjetike të të gjithë rajonit”.
Agjencia iraniane e lajmeve Fars, duke cituar një burim, pohoi gjithashtu se nuk ka pasur komunikim të drejtpërdrejtë me SHBA-në, as përmes ndërmjetësve.







