Sot ka filluar zyrtarisht sezoni i ri i skijimit, njoftoi drejtori i Qendrës së Skive në Kodrën e Diellit, Gani Aliji. Sipas tij, të gjithë ashensorët e skive janë funksionalë, me përjashtim të atij në Cerepashinë, i cili përkohësisht është jashtë funksioni për shkak të erërave të forta. Ai theksoi se ky ashensor do të vihet sërish në përdorim sapo të përmirësohen kushtet atmosferike.
Derisa sezoni ka filluar, banorët qytetarët ankohen për rrugë të bllokuar. Një qytetarë ka deklaruar në rrjetet sociale se ka ngelur 40 minuta ne fshatin Gajre, rrugës për ne Kodrën e Diellit.
Ndryshe, Qendra dje qaroi që orari i ski ashensorit do të jetë prej orës 08:45 e deri në orën 15:00, ndërsa biletat sezonale mund të merren te biletaria e Kodrës së Diellit.
Kodra e Diellit edhe pse është ndër vendet më të mira dimërore në Ballkan dhe jo vetëm, për vite me radhë është lënë pas dore duke mos u investuar në të.
Ndër problemet më të mëdha janë kaosi urbanistik, mungesa e parkingjeve, menaxhimi jo i mirë me mbeturinat, ndërtimet pa leje dhe shumë të tjera.
https://www.facebook.com/share/v/1TY2AHYgPt/








