Në shtigjet e skijimit në Kodrën e Diellit sot kan filluar garat republikane Kupa Alpike Sharri 2026, për grupmoshat nga U-8 deri në U-16.
Nën organizim të Federatës së skijimit të Maqedonisë së veriut dhe në organizimin teknik të klubit të skijimit ‘’ Sharri Akademi’’ të Tetovës sot në shtigjet e Kodrës së Diellit u mbajtë kampionati republikan në skitari me moton Kupa Alpike Sharri 2026, në disiplinën sllallom i vogël për grupmoshat U-14 dhe U-16 ku morën pjesë 42 skiator nga të gjitha klubet e vendit.
Për garat të cilat u zhvilluan gjatë ditës së sotme nënkryetari i Federatës së Skijimit të Maqedonisë. Jusuf Abduli, tha se është i kënaqur me kushtet klimatike dhe ato teknike në shtigjet e Kodrës së Diellit.
‘’Sot kanë qenë kategoritë e grupmoshave U-14 dhe U-16, gjithsej ka pasur 40 garues. Fillimisht në orët e hershme të mëngjesit kishte erë të fuqishme, mirëpo na premtoi koha dhe kjo garë përfundoi me sukses’’ deklaroi Jusuf Abduli nënkryetar i federatës së skijimit.
Garat në skitari Kupa Alpike Sharri 2026 vazhdojnë edhe ditën e nesërme me disiplinë sllallom i madh për grupmoshat prej U-8 deri U-16.
‘’Nesër kemi disiplinën e vele sllallomit apo sllallomit të madh. Kjo disiplinë është e njëjtë për pikë në nivel republikanë për grup-moshave a prej U-8 deri në U-16 për djem dhe vajza. Për këtë disiplinë janë të paraqitur 93 garues’’ tha Jusuf Abduli.
Organizatori Federata e skijimit të Maqedonisë së Veriut për fituesit e garave në disiplinë e sllallomit dhe sllallomit të madhe në kategorinë e djemve dhe vajzave do të ndaj medalje dhe mirënjohje.







