18/06/2024
21.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Protestë sot në Shkup për tragjedinë në spitalin modular të Tetovës

Sot në Shkup do të protestojnë familjarët e viktimave të spitalit modular në Tetovë, shkruan Alsat.

Ata përmes një njoftimi ftojnë qytetarët të ju bashkohen derisa kërkojnë nga partitë politike të qëndrojnë larg kësaj proteste.

Njoftimi i plotë:

Të nderuara media dhe qytetarë. Ju njoftojmë se sot (15.09.2023) në Shkup organizohet marsh protestues nga ne si familjarë të viktimave të spitalit modular. Marshi protestues do të fillojë në ora 14.00 nga sheshi Skënderbe dhe do të përfundojë te Prokuroria Publike e Maqedonisë së Veriut, e cila i ka mbyllur sytë karshi drejtësisë dhe po mbron përgjegjësit e tragjedisë, ku u dogjen të gjallë 14 familjarët tanë.

U bëjmë apel qytetarëve të Shkupit dhe qyteteve tjera të na mbështesin në kërkim të drejtësisë, kurse partitë politike të qëndrojnë larg keqpërdorimit të protestës tonë për përfitime politike./Alsat.mk

Të fundit