27/05/2024
11.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Sot u vendos paneli publik në sheshin “Beqir Sadiku” në Sllupçan

Sot u vendos paneli publik në sheshin ,, Beqir Sadiku” në Sllupçan, i cili do të shërbej për qëllime edukative dhe për informim të qytetarëve. Është vendosur harta e toponimeve të Sllupçanit e punuar detajisht që do t’u mundësoj qytetarëve të njoftohen me këto të dhëna shumë të nevojshme, gjithashtu është vendosur në anën tjetër edhe një Hadith i Pejgamberit a.s që ka të bëjë me ç’rrënjosjen e bullizmit dhe mendjemadhësisë. Falënderojmë sponzoruesin e materialit të kësaj panoje z. Menduh Kadrija, dhe mjeshtrit që e ndërtuan z. Orhan Ajdini dhe z. Hajrulla Emini, Allahu të gjithë i shpërbleftë me Xhenet për kontributin e dhënë. (Keshilli Ekologjik i Sllupçanit)

Të fundit