05/05/2024
9.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Spasovski: Nata e parë në Dibër dhe në Qendrën Zhupa kaloi qetë, të mos ketë panik dhe të ndiqen rekomandimet

Gjendja në Dibër dhe në Qendrën Zhupa ku është shpallur gjendje krize për shkak të koronavirusit mbrëmë, në mesditë është qetë, pa asnjë incident dhe lëvizje të popullatës. Janë ndërmarrë të gjitha masat dhe aktivitetet për përballje me përhapjen e koronavirusit, ndërsa të gjitha institucionet dhe ekspertët e angazhuar për përballjen e planit të veprimit për implementimin e vendimit për gjendjen e krizës janë në terren, kumtoi kryeministri Oliver Spasovski në konferencën për shtyp në Qeveri.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të dy komunave të vazhdojnë në atë mënyrë të japin kontribut për zbatimin e të gjitha masave. Është formuar Shtab i përgjithshëm operativ për gjendjet e krizës që do të udhëheq me aktivitetet me qëllim të vetëm të përballjes me virusin Kovid-19.

Spasovski theksoi se qëllimet e planit të veprimit janë kontrolli dhe ngadalësimi i infeksionit, mbrojtja e shëndetit dhe jetës së qytetarëve, të mirat materiale dhe mjedisi jetësor, përforcimi i sigurisë së kufirit shtetëror dhe kontrolli i personave të cilët vijnë nga vendet e rrezikshme, përfshirja dhe koordinimi i institucioneve kompetente, niveli më i madh i sigurisë në komunikacionin rrugor dhe transportues.

Në Dibër dhe në Qendrën Zhupa në fuqi është ndalesa për dalje përveç në gjendje të rrezikshme për jetë edhe atë me automjet të ndihmës së parë dhe me leje nga Ministria e Shëndetësisë. është vendosur regjim në kontroll të komunikacionit, dezinfektim në zonën e infektuar, transport të produkteve të nevojshme ushqimore, energjetike dhe nevoja tjera për qytetarët, ndërsa do të konfirmohen edhe masa tjera.

Më e rëndësishme është të respektohen masat, ndalesa e tubimeve dhe kontakteve me të infektuarit ose personat e izoluar, theksoi Spasovski. Qytetarëve të Dibrës dhe Qendrës Zhupa u tha të jenë të sigurt se kjo është zgjidhja më e mirë që së shpejti të japë rezultate. I ka lutur të mos ketë shumë panik sepse është vendosur sistem i organizuar institucional i cili mban llogari për secilin qytetar.

Në bashkëpunim me vetëqeverisjen lokale do të sigurohen të gjitha masat më të mira shëndetësore, si dhe kushte për jetë në gjendje krize. Do të sigurohen kushte që të funksionojnë kapacitete prodhuese për ushqim, pompa të benzinave, spitale. bankat dhe shërbimet komunale dhe posta do të punojnë me orar të shkurtuar, theksoi Spasovski.

Të fundit