Të tjera lajme

SPB : Kronika e zezë për ditën e djeshme 04 Maj Tetovë dhe Gostivar

SPB Tetovë ka dorëzuar kallëzim penal kundër një 23-vjeçari nga fshati Sellcë е Tetovës, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për vepër penale të kryer “prodhim i paautorizuar dhe lëshim në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më datë 20 Dhjetor 2025, në oborrin e Kalasë në fshatin Sellcë, punonjësit policisë nga SPB Tetovë kanë gjetur një çantë me marihuanë. Pas kryerjes së ekspertizës, është konstatuar se ajo i përket 23-vjeçsrit. Më 04.Maj 2026 në orën 09:00 në rrugën “Gjoce Stojçeski” në Tetovë, ai është privuar nga liria dhe është nxjerrë para gjyqtarit hetues, i cili i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh. Personi është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu i Shkupit për vuajtjen e masës.

……Dje, në orën 12:50, punonjësit e policisë nga DPB Gostivar kanë ndaluar një 48-vjeçar nga Gostivari. Ai kërkohej me urdhër gjykate për vuajtjen e dënimit me burg për vepër penale të dënueshme sipas nenit 144 të Kodit Penal. Personi është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu i Tetovës për vuajtjen e dënimit.

……..Dje, në orën 07:05 në SPB Tetovë, një grua 30-vjeçare nga Tetova ka denoncuar se rreth orës 06:50 në Tetovë, ish-partneri i saj nga Shkupi e ka ndjekur dhe shqetësuar. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.

……Dje, në orën 11:40 në rrugën magjistrale Gostivar-Tetovë, te nyja e Kamjanit, punonjësit e policisë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria një 30-vjeçar nga Tetova. Gjatë një kontrolli në trafik, punonjësit e policisë kanë ndaluar një automjet pasagjerësh “Fiat” me targa të Tetovës, të cilin ai e drejtonte, dhe pas marrjes së masave është konstatuar se ai e drejtonte pa pasur patentë shoferi.

……Dje, në orën 18:30 në bulevardin “Iliria” në Tetovë, punonjësit e policisë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria një 21-vjeçar nga fshati Shipkovicë e Tetovës. Gjatë një kontrolli në trafik, punonjësit e policisë kanë ndaluar një katërçikletë me targa të Shkupit, të cilën ai e drejtonte, dhe pas marrjes së masave është konstatuar se ai e drejtonte pa pasur patentë shoferi.

…….Dje, në orën 15:30 në rrugën “Vëllezërit Gjinovski” në Gostivar, punonjësit e policisë kanë privuar nga liria një 31-vjeçar nga Gostivari, duke vepruar sipas një denoncimi paraprak nga bashkëshortja e tij se në shtëpinë familjare e ka sulmuar fizikisht, me ç’rast ka drejtuar edhe kërcënime ndaj jetës së saj dhe të afërmve të saj. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të përgatitet kallëzimi përkatës.

…..Dje, në orën 08:50 në DPB Gostivar, nga Qendra Mjekësore Gostivar është denoncuar se tek ata me lëndime të rënda trupore është pranuar një 19-vjeçare nga Gostivari. Sipas denoncimit, derisa po lëvizte në rrugën “101”, ajo është sulmuar nga qentë endacakë, dhe gjatë përpjekjes për të ikur, ka rënë dhe ka pësuar lëndimet. Këqyrja e vendit të ngjarjes është kryer nga ekipi i DPB Gostivar.

……Dje, në orën 13:00 në DPB Gostivar, nga Qendra Mjekësore Gostivar është denoncuar se tek ata me lëndime dhe pa ndjenja është sjellë një 69-vjeçar nga fshati Reçan. Sipas denoncimit, ai ka rënë nga shkallët në stallën e tij në fshatin Reçan derisa po kryente punë dhe ka pësuar lëndime.

……Dje, në orën 16:30 në DPB Gostivar është denoncuar se në lagjen “Fazaneria”, një i mitur nga Gostivari, duke drejtuar një trotinet elektrik, ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar në rrugë. Në aksident, i mituri ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Qendrën Mjekësore Gostivar. Me urdhër të prokurorit publik, është kryer këqyrja nga ekipi i DPB Gostivar.

……Dje, në orën 21:10 në lagjen “Banjeshnica” në Gostivar, punonjësit e policisë kanë arrestuar një 35-vjeçar nga Gostivari. Duke vepruar sipas një ankese paraprake se është sjellë në mënyrë agresive ndaj nënës së tij, punonjësit e policisë kanë dalë në vendngjarje, me ç’rast ai ka filluar të sillet në mënyrë agresive ndaj tyre dhe t’i fyejë. Personi është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë kallëzimi përkatës.

Dje, në orën 23:50 në Departamentin Policor të Zhërovjanit, një 19-vjeçar ka denoncuar se në fshatin Vollkovi të Tetovës, pas një debati paraprak, është sulmuar fizikisht nga një person i cili i ka dëmtuar edhe telefonin celular. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, pas së cilës do të vijojë parashtresa përkatëse.

Të fundit