24/04/2024
14.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Takim i drejtorëve të Drejtorive Doganore nga Ballkani Perëndimor

Takim rajonal joformal i Drejtorëve të Doganave të Ballkanit Perëndimor do të mbahet sot në Ohër, me qëllim përgatitjen e qasjes së përbashkët të shërbimeve doganore në rajon për të bërë progres në bashkëpunimin ekonomik në Ballkanin Perëndimor, duke u ballafaquar me problemet me të cilat përballen duke pranuar idenë e krijimit të zonës rajonale ekonomike dhe fondeve të mbështetjes së infrastrukturës së BE në këto vende, në kontekstin e Procesit të Berlinit dhe Samitit të Triestes të mbajtur në muajin korrik të vitit 2017.

Përveç drejtorëve të Drejtorive Doganore të Ballkanit Perëndimor, në këtë aktivitet do të marrin pjesë përfaqësues të Shërbimit Doganor të Mbretërisë së Bashkuar dhe Ambasadës britanike, si dhe përfaqësues të shërbimeve të inspektimit kufitar të kontrollit fitosanitar dhe veterinar të Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Në takimin do të mbajë fjalim dhe drejtori i Drejtorisë Doganore të Republikës së Maqedonisë së Veriut Gjoko Tanasoski dhe Adam Uodrou, zyrtar i Drejtorisë për Punë Doganore dhe të Ardhurave të Mbretërisë së Bashkuar. MIA.bs/fab

Të fundit