19/04/2024
3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Turizmi botëror do të humb mbi 22 miliardë dollarë për shkak të epidemisë së koronavirusit të ri

Epidemia e koronavirusit të ri do ta kushtojë turizmin botëror të paktën 22 miliardë dollarë, si rezultat të rënies së harxhimeve të turistëve kinezë, publikoi Gardian, duke transmetuar analizën e Këshillit botëror për udhëtime dhe turizëm.

“Shumë herët është për të dhëna të sakta, por KBUT ka bërë llogaritje preliminare në bashkëpunim me firmën hulumtuese ‘Oksford ekonomiks’ dhe ato treguan se sektorin kjo krizë do ta kushtojë të paktën 22 miliardë dollarë amerikanë”, tha Gloria Gevara nga Këshilli botëror për udhëtime dhe turizëm.

Llogaritjet bazohen në përvojat paraprake, siç janë krizat me SARS ose H1N1, si dhe humbjet që dalin nga mungesa e turistëve kinezë në disa javët e fundit. Kinezët janë turistë të cilët harxhojnë më së shumti derisa udhëtojnë.

Numri i përmendur për humbje është skenari më pozitiv i paraparë me studimi i publikuar nga Oksford ekonomiks, i cili llogaritet në bazë të hipotezës për rënie prej shtatë për qind të numrit të turistëve kinezë që udhëtojnë.

Po, ato humbje do të mund të jenë më shumë se dyfish, sipas “Gardian” – numri mund të arrijë madje deri 49 miliardë dollarë amerikanë nëse kriza vazhdon si epidemia SARS, që u paraqit në nëntor të vitit 2002 dhe është vënë nën kontroll në korrik të vitit 2003.MIA. bsh/

Të fundit