09/05/2024
11.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Taravari: Me mua mund të konkurrojë vetëm Pendarovski

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, mbrëmë në emisionin “ClickPlus” tha se kundër tij në zgjedhjet presidenciale mund të kandidojë vetëm kreu aktual i shtetit, Stevo Pendarovski.

– Varësisht nga fushata, realisht dhe sipas sondazheve, vetëm Pendarovski mund të na sfidojë në raundin e parë se kush do të hyjë në të dytin vendimtar, tha Taravari.

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, është propozuar kandidat për president nga koalicioni “VLEN ”.

Ai ka theksuar se ka shanse reale për të hyrë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

– Sipas të gjitha diskutimeve që kemi bërë, duke pasur parasysh gjendjen aktuale, mendoj se kemi shanse reale për të hyrë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Nëse BDI-ja dhe LSDM-ja shkojnë me një kandidat të përbashkët, do të na shtohen edhe më shumë shanset. Dhe nëse do t’i fitojmë zgjedhjet presidenciale, ky është një mision i vështirë për momentin, për të mos thënë i pamundur, tha Taravari.

Të fundit